Bota

Përmbytjet në Filipine/ Foshnja 1-muajshe shpëtohet me një legen (VIDEO)

19 Dhjetor 2021, 17:02 Nga DOSJA
Përmbytjet në Filipine/ Foshnja 1-muajshe shpëtohet me një

FILIPINË- Ekuipazhet e urgjencës shpëtuan një foshnjë nga përmbytjet e mëdha në Filipine. Mediat e huaja shkruajnë se vendet juglindore  u goditën nga tajfuni ‘Rai’. Në përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar ushtria, policia si dhe rojet bregdetare duke e çuar numrin në mbi 18 mijë persona për të ndihmuar në këtë katastrofë.

Pamjet tregojnë dy oficerë të Gardës Bregdetare të Filipineve duke kaluar nëpër ujë të thellë me një foshnjë një muajshe të futur në legen në qytetin Cagayan de Oro në Filipinet jugore. 

Rai është tajfuni i 15-të që godet territorin e Filipineve këtë vit, duke sjellë me vete shpejtësi të erës deri në 121 milje në orë, sipas byrosë së motit të Filipineve.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota permbytjet ne filipine tajfuni rai permbytjet ne filipine tajfuni rai

Sondazh

Poll