Bota

Burgu modern i sigurisë së lartë në Danimarkë: Vizita 48 orëshe, studime e sport

19 Dhjetor 2021, 19:16 Nga DOSJA
Burgu modern i sigurisë së lartë në Danimarkë: Vizita

DANIMARKË – Enner Mark është burgu më modern i sigurisë së lart që keni parë ndonjher. Ai ka pesë seksione të pavaruara, ndërsa ndërtimi ka mundësi për ndarje, ku të burogsurit mund të ndahen në grupe të vogla.

Sipas Enner mark, ky burg ka një unazë betoni rreth e përqark, që është gjashtë metra e lartë dhe 1 mijë e 400 metra e gjatë, ku janë të vendosura 300 kamera për vëzhgim. Të burgosurit në Enner Mark mund të punojnë, studiojnë dhe të kryejnë aktivitete tjera. Ata kanë mundësi të qëndrojnë për 48 orë me familjarët e tyre. Ky burg ka dyqan, bibliotekë, kishë, dhomë muzikore, pingpong, stërvitje dhe sallë sporti.

Mësimi organizohet si mësimdhënie me një lëndë me oferta mësimore në disa nivele. Ndërkaq ka edhe kurse ku ofrohen ato të higjienës, ndihmës së parë ose kurse për jetesë të përditshme e gjëra të zakonshme.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota burgu holanda burgu holanda

Sondazh

Poll