Bota

Doktor Fauci: Omicron po “egërsohet” nëpër botë’, udhëtimi rrit rreziqet e COVID

19 Dhjetor 2021, 18:25 Nga DOSJA
Doktor Fauci: Omicron po “egërsohet” nëpër

SHBA- Këshilltari kryesor shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se varianti Omicron i Covid-19 ka aftësi të jashtëzakonshme përhapëse. Sipas The Guardian, paralajmërimi i Anthony Fauci erdhi përpara periudhës së ngarkuar të udhëtimit gjatw pushimeve, për të cilën ai tha se do të rriste rrezikun e infeksionit edhe te njerëzit e vaksinuar. Këshilltari kryesor mjekësor i Joe Biden dhe kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, u bëri thirrje amerikanëve që të merrnin vaksina përforcuese dhe të mbanin maska.

Ai gjithashtu u duk se u përpoq të kontrollonte dëmin mbi pretendimin e Zëvendës Presidentes Kamala Harris se administrata e Biden nuk i pa variantet Omicron ose Delta që vinin.

“Komentet e Harris të Premten ishin jashtë kontekstit. Ne ishim të përgatitur mirë dhe prisnim që do të shihnim variante. Nuk ka asnjë dyshim për këtë“, këmbënguli Fauci, dhe iu referua numrit të jashtëzakonshëm të mutacioneve të Covid-19 në vend të mungesës së gatishmërisë.

Fauci foli përpara një fjalimi të planifikuar kombëtar nga Biden të martën, në të cilin ai tha se presidenti do të rrisiste elementet e planit dimëror të Shtëpisë së Bardhë ndaj Covid. Kjo vjen në fund të një jave në të cilën SHBA kaloi 800,000 vdekje nga koronavirusi dhe pa një rritje prej 17% të rasteve dhe një rritje prej 9% të vdekjeve. Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar për një “stuhi virale” të nxitur nga Omicron që përfshin vendin. Biden ka folur për një dimër sëmundjesh të rënda dhe vdekjeje  mes të pavaksinuarve.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anthony fauci covid ne shba dr. anthony fauci anthony fauci covid ne shba dr. anthony fauci

Sondazh

Poll