Bota

“Takova mamanë pas 2 vitesh”/ Komentuesit “kryqëzojnë” Nusret-in: Pse s’i blen…?

19 Dhjetor 2021, 19:49 Nga DOSJA
“Takova mamanë pas 2 vitesh”/ Komentuesit

TURQI– Biznesmeni dhe kuzhinieri i njohur, Nusret Gokçe, i cili u bë i njohur për mënyrën se si ai hidhte kripën mbi mishin që gatuante, sot është përballur me një “lumë” kritikash.

Nusret Gökçe, 38 vjeç, i lindur në Turqi, i njohur më mirë si Salt Bae, ka ndarë një video ku shfaqet duke përqafuar nënën e tij, përpara se dyshja të uleshin në divan për një bisedë komode. Por ndjekësit vunë re se shtëpia e prindërve të tij ishte si disi modeste. Komentuesit i janë drejtuar Nusretit me pyetje dhe kritika se pse ai nuk i ka blerë mamasë së tij një shtëpi më të madhe dhe luksoze.

“Si ka mundësi që i mban syzet kur takon mamanë. Ti je shumë i pasur, pse nuk blen një shtëpi më të mirë për prindërit e tu? Ke 2 vjet pa e parë? Pse ti ke para?,”-shkruajnë disa prej komentuesëve.

Biznesmeni turk zotëron një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et, me pika në të gjithë botën, në vendet më luksoze. Ushqimet e tij njihen për çmimet e shtrenjta ku shumë prej gatimeve kalojnë dhe shifrat mbi 1000 dollarë.

Marrë nga Dailymail

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota nusret gokce nusret gokce

Sondazh

Poll