Politike

“U përqafuam, me çarçafë atje”, Rama rikujton 17-majin me Bashën: Si Zhuljeta në ballkon, më thoshte ‘do hidhem’

23 Qershor 2019, 14:00 Nga DOSJA
“U përqafuam, me çarçafë atje”, Rama

DROPULL– Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar natën e 17 majit 2017, natë të cilën përmbylli një marrëveshje me kryeopozitarin Lulzim Basha.

Ai e quajti Bashën, Zhuljeta që rrinte në ballkon dhe e paralajmëronte se do të hidhej, nëse nuk bënin marrëveshje.

Por teksa Rama kujtonte këtë moment një qytetare nga salla i tha ta linte të hidhej.

Pjesë nga biseda

Rama: Janë dorëzuar të gjithë, Europa dhe Amerikanët, na thanë ‘futuni vetë në zgjedhje se me këta s’merresh vesh’.

Zhuljeta më rrinte atje në ballkon, ‘do hidhem’, ‘do hidhem’.

Gruaja: Po e lije të hidhej

Rama: Po s’e lija unë dot të hidhej. Nuk i thashë hidhu pra, nuk e pranoja dot të hidhej. Dhe atje lart u përqafuam në çarçafë lart atje, në katin e tretë te Kuvendi.

Dhe pastaj bëmë marrëveshjen, mirë e bukur mori gjysmën e qeverisë që të pranonte zgjedhjet.

Por tani janë bërë më keq, se atëherë s’kishin djegur mandatet. Tani kanë djegur dhe mandatet dhe çdo kinez që takojnë bëjnë ‘oboobo krimi, droga, droga’.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i lulzim bashës baby g sfidon edi ramen marreveshja e 17 majit 2017 rama ne dropull arrestimi i lulzim bashës baby g sfidon edi ramen marreveshja e 17 majit 2017 rama ne dropull

Sondazh

Poll