Politike

Fushata e Peçit në Kishë, Vasili ‘zbras’ mallkimet: Pushtet i nëmur, të pa fe dhe vandalë të besimit

23 Qershor 2019, 14:25 Nga DOSJA
Fushata e Peçit në Kishë, Vasili ‘zbras’ mallkimet:

TIRANË– Petrit Vasili, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka komentuar faktin që kandidati për kryetrbashkie i PS-së, Tërmet Peçi kishte zhvilluar një fushatë elektorale në Kishë.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ky është një mëkat majft I madh.

Ai vijon më tej duke mallkuar pushtetin dhe duke i cilësuar si të pa fe njerëzit që ndërmarirn organizime të tilla.

“Babloku dhe rilindja dhunon kishat per fushate,Mallkuar qofshin!!(FOTO).

Edi Rama dhunon kishat.

Rilindja ve dore edhe mbi kishat.

Maskarenjte e rilindjes bejne fushate brenda ne kishe.

Shikojini FOTOT se si ne Lekël, te Bashkise Tepelene, bejne fushate brenda ne kishe.

Flasin kusaret e rilindjes me kryqin e shenjteruar perballe!?

Mekat me te rende se ky nuk ka.

Ky kalon cdo kushtetute, eshte me i rendi dhe me i pafalshmi i te gjithe fajeve,pasi keta horra nuk kursejne as kishat ne histerine per te rrembyer pushtet.

Asnje shqiptar i ndershem mbeshtetes i cdo partie qofte nuk e fal kurre kete dhunim te shenjterise se besimit.

Ku dallojne keta nga Partia e Punes qe ju vuri kazmen kishave?

Jane te njejtet, me te njejten urrejtje per fene dhe besimin.

Vetem keta mund ta bejne.

Pushteti tyre eshte i nemur, eshte i mallkuar pasi eshte prodhim i te pa feve,qe fe kane krimin vjedhjen dhe grabitjen.

Refuzojeni ashper keta vandale te besimit,qe arriten kulmin e mekatit te tyre njerezor.

Eshte i bekuar dhe legjitim çdo qendrim,veprim apo aksion ndaj tyre.

Te gjithe bashke kunder atyre,qe nuk besojne tek atdheu,tek familja dhe tek zoti!!”– shkruan Vasili në statusin e tij.

Ditën e sotme kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili kandidon për një mandat tjetër ka zhvilluar një takim elektoral brenda ambienteve të kishës së fshatit Lekël.

Në një postim në Facebook, Peçi tregon lidhur me takimin që kishte bërë me banorët duke listuar edhe premtimet për 4-vjeçarin e ardhshëm. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike petrit vasili termet peci ne kishe petrit vasili termet peci ne kishe

Sondazh

Poll