Aktualitet

Sot u bë atentat, Endri Sadedinaj, mik i Isuf Brahimaj të vrarë në 2014

19 Dhjetor 2021, 18:20 Nga DOSJA
Sot u bë atentat, Endri Sadedinaj, mik i Isuf Brahimaj të vrarë

TIRANË- Endri Sadedini, i plagosuri nga shpërthimi me lëndë plasëse në zonën e Lungomares në Vlorë, pasditen e sotme nuk ka precedentë penale që mund të ndihmojnë Policinë në kapjen e personave që donin eliminimin e tij. Por babai i një fëmije, sipas burimeve të Dosja.al, ka qenë mik i ngushtë me Isuf Brahimajn. Edhe ky mbeti i vrarë në 29 gusht 2014 me tritol në Vlorë, ndërsa brenda në makinë ndodhej me një 19-vjeçarje, e cila i shpëtoi vdekjes. Por duket se nuk mbaron këtu.

Sipas gazetarit Elton Qyno, Sadedini duket se ishte në “alert” që prej tentativës për ta eliminuar në 2017, e bënte lëvizje të kontrolluara, gjithmonë mbi një mjet të blinduar. Qyno shkruan se mjetin e bliduar, të cilin kishte shkuar për ta marrë në garazhdin e makinës, ia merrte hua herë pas here një personi të fuqishëm në Lushnje, deri më tani i identifikuar me inicialet R.Sh, i përfolur muajt e fundit për një ngjarje kriminale në këtë qytet.

Mesa duket atentati i dytë është mirëmenduar pasi kësaj here lënda plasëse ka shpërthyer, duke i rrezikuar jetën të riut, i cili ndodhet tek spitali i Traumës në Tiranë. Tashmë policia e Vlorës, po verifikon pistat e hetimit dhe lidhjet që shënjestra e atentatit mbante me persona me precedentë penalë në Vlorë dhe Lushnjë, që mund të jenë shkak për eliminimin e tij.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentati i endri sadedinaj elton qyno endri sadedinaj vlore atentati i endri sadedinaj elton qyno endri sadedinaj vlore

Sondazh

Poll