Aktualitet

I vunë tritol edhe para 4 vitesh! Biznesmeni nga Vlora kishte kërkuar azil në Francë

19 Dhjetor 2021, 16:27 Nga DOSJA
I vunë tritol edhe para 4 vitesh! Biznesmeni nga Vlora kishte kërkuar

VLORË– Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me plagosjen e Endri Sadedinajt në Vlorë pasditen e sotme, shumë pranë banesës së tij në qytetin bregdetar. Sipas burimeve të Dosja.al, mësohet se i riu është lënduar nga shpërthimi teksa ecte mbi trotuar, kur sapo kishte mbyllur në parkingun nëntokësor, ku edhe sapo kishte lënë makinën e tij të blinduar.

Paraprakisht, efektivët e Policisë dyshojnë se lënda plasëse ishte e fshehur në një kuti kartoni që është aktivizuar kur ai kaloi në këmbë. Ndërkohë që në zonë janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të zbuluar më shumë lidhur me autorët e ngjarjes.

E njëjta skemë është përdorur për ta ekzekutuar edhe 4 vite më parë por fatmirësisht 34-vjeçari e pikasi në kohë kallëpin e eksplozivit. Menjëherë pas ngjarjes ai kërkoi azil në Francë por nuk ia doli që të shpërngulej nga Shqipëria. Ndërkohë që hetimet për të zbuluar më shumë detaje lidhur me shkakun e atentatit vazhdojnë, por teza kryesore është ajo e pazarave të prishura të hashashit.

LAJMI KRYESOR: Historia përsëritet…! Atentat me eksploziv në Vlorë, plagoset Endri Sadedinaj

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet endri sadedinaj vlore endri sadedinaj vlore

Sondazh

Poll