Aktualitet

Si ndodhi shpërthimi në Vlorë/ E ndoqi HAP PAS HAPI, autori shtypi butonin nga larg

19 Dhjetor 2021, 17:23 Nga DOSJA
Si ndodhi shpërthimi në Vlorë/ E ndoqi HAP PAS HAPI, autori

VLORË– Autori e ka ndjekur në çdo hap 34-vjeçarin Endri Sadedinaj, për të dhënë më pas komandën për shpërthimin e lëndës plasëse. Burime nga grupi hetimor për Dosja.al bëjnë me dije se 34-vjeçari sapo kishte zbritur nga shtëpia e tij dhe ishte nisur për në garazh për të marrë makinën, por në rrugë i ishte lënë një pako me karton, të cilën i riu e kishte shkelur me këmbë. Pikërisht në këtë moment shpërtheu eksplozivi, i vendosur për të.

Deri më tani raportohet se garazhi ishte me kamera sigurie dhe shpërthimi është regjistruar, madje është kapur edhe autori që e ka lënë në tokë lëndën plasëse. Kjo e fundit mendohet se është aktivizuar me telekomandë, deri në momentin që shënjestra shkoi për të marrë mjetin e tij.

LAJMI KRYESOR: Historia përsëritet…! Atentat me eksploziv në Vlorë, plagoset Endri Sadedini

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet endri sadedinaj vlore endri sadedinaj vlore

Sondazh

Poll