Aktualitet

Shqiptari vdes nga kanceri në burgun e MV, e lanë pa mjekim, familja: S’ishte sëmurë

19 Dhjetor 2021, 09:46 Nga DOSJA
Shqiptari vdes nga kanceri në burgun e MV, e lanë pa mjekim, familja:

MAQEDONI E VERIUT- Azbi Kaba, një shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante dënimin në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë nga kanceri në qeli. Shqiptarja.com shkruan se 47-vjeçari Kaba ishte diagnostikuar prej 5 muajsh me kancer, e pavarësisht kësaj nuk ishte shtruar në spital. Të njëjtat burime shtojnë se shqiptarit nuk i është dhënë asnjë mjekim dhe asnjë ndihmë mjekësore. Azbi Kaba u takua me mjekët vetëm një herë dhe gjatë vizitës iu përcaktua se i kishte mbetur vetëm dy muaj jetë.

Gjatë kësaj kohe për 37-vjeçarin u kujdesën miqtë e tij brenda burgut, pasi autoritetet nuk kanë denjuar që t’i siguronin as qetësuesë për t’i lehtësuar dhimbjet. Kështu, Kaba mbylli sytë në krahët e mikut të tij me të cilin ndante dhe qelinë deri në minutat e fundit të jetës.

Nga ana tjetër familjarët e shqiptarit hedhin akuza të forta në drejtim të autoriteteve të burgut, pasi sipas tyre nuk i kanë siguruar mjekim babait të tre fëmijëve. Balkanëeb shkruan se familjarët e 47-vjeçarit akuzojnë edhe shtetin shqiptar se nuk bëri aq sa duhej për këtë çështje. Nëna e viktimës pohon se djali i saj nuk kishte qenë kurrë i sëmurë, ndërsa kohët e fundit ishte dobësuar shumë. Ajo thotë se atij iu mohua e drejta për t’u kuruar.

Ndërkohë, daja i viktimës pohoi se shqiptarët kështu trajtohen gjithmonë. Familjarët tregojnë se lajmin e hidhur e kishin marrë vesh përmes telefonit, ku ishin njoftuar se 47-vjeçari kishte ndërruar jetë. 47-vjeçari Azbi Kaba, ishte dënuar me 7 vite pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shqiptari vdiq në burg, familja e pikëlluar: S’ishte sëmurë, la pas 3 fëmijë

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet azbi kaba maqedonia e veriut vdes shqiptari ne maqedoni azbi kaba maqedonia e veriut vdes shqiptari ne maqedoni

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Dhjetor 2021, 14:34

FOTOT/ Dalin pamjet e para nga atentati në Vlorë

VLORË– Foto që po shikoni vijnë nga Vlora aty ku edhe ka ndodhur një atentat këtë pasdite. Zona pranë Lungomares dhe Sheshit të Flamurit është rrethu...