Politike

Tensionet në KZAZ, Rama ironizon Bardh Spahinë: Tha nuk kam lidhje e vajti në shtëpi, fukarenjtë në burg

23 Qershor 2019, 10:43 Nga DOSJA
Tensionet në KZAZ, Rama ironizon Bardh Spahinë: Tha nuk kam lidhje e

Kryeministri Edi Rama nga Përmeti nuk la pa përmendur as tensionet e disa ditëve më parë në qendrat e KZAZ-ve.

Sipas tij, disa nga drejtuesit e opozitës që çuan njerëzit për të sulmuar KZAZ-të u liruan dhe shkuan në shtëpi, ndërsa ata vijojnë që të jenë në burg.

Duke iu referuar edhe vendimit të gjykatës dje që ndryshoi masën e arrestit nga burg në arrest shtëpie për ish-deputetin Bardh Spahia, Rama ironizoi rastin duke sjellë shembullin e qytetarëve që janë ende në burg.

“Disa prej tyre nga këta fakir fukarenjtë nga mendja mbetën në burg. Ndërsa ai që i çoi atje tha unë nuk kam lidhje, vajta ti qetësoj, dhe vajti në shtëpi, në fakt ishte pikërisht ai që i çoi atje. A mund të bëhet burg për këta?”, tha Rama.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia u arrestua disa ditë më parë pas përplasjeve dhe tensioneve në KZAZ-të. Ndaj u caktua masa “arrest shtëpie.”

(k.m & a.s/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia edi rama rama ne permet tensionet në kzaz bardh spahia edi rama rama ne permet tensionet në kzaz

Sondazh

Poll