Politike

U provokua nga Tërmet Peçi, Tritan Shehu zbulon prapaskenën: Rama u fsheh midis makinave të militantëve

23 Qershor 2019, 10:30 Nga DOSJA
U provokua nga Tërmet Peçi, Tritan Shehu zbulon prapaskenën:

TEPELENË– Ish-deputeti i PD në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu pretendon se kryeministri Edi Rama ka hyrë i maskuar në Përmet.

Sipas Shehut, ishte Tërmet Peçi ai që e fshehu Ramën mes automjeteve të militantëve të Tepelenës.

Tërmet Peçi fsheh Ramën midis makinave të militantëve të Tepelenës për t’ju shmangur zemërimit të popullit të Përmetit. Peçi për të tërhequr vëmendjen tentoi qëllimisht që të provokonte, ndërkaq Rama kaloi ilegalisht e i fshehur,”-shkruan Shehu. 

Postimi i Tritan Shehut:

Rama hyn ne Permet i maskuar!
Termet Peci fsheh Ramen midis makinave te militanteve te Tepelenes per tju shmangur zemerimit te popullit te Permetit.
Peci per te terhequr vemendjen e popullit te Permetit, qe protestonin tentoi qellimisht te provokonte, nderkaq Rama kaloi ilegalisht e i fshehur.
Sot Rama arriti ne panik ne Permet me 90 minuta vonese se sheshi ishte me karrike bosh, derisa u cfaqen militantet e PS nga Tepelena, Memaliaj, Kelcura e jashte Qarku dhe ai i fshehur midis tyre, nen “garancine” e Termetit.
Nje numer gjigand policesh e armesh ne makinat e tyre nuk mjaftuan per te siguruar Ramen aty.Populli i Permetit, me vlera te pa llogariteshme, sot fitoi perseri.

Kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ftoi për kafe ish-deputetin e PD-së, Tritan Shehun duke e provokuar përpara mbështetësve të PD-së. Shehu tha se Peçi e kishte bërë që të tërhiqte vëmendjen. Edhe Rama ironizoi situatën duke u shprehur se ishin shokë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne tepelene tërmet peçi tritan shehu edi rama ne tepelene tërmet peçi tritan shehu

Sondazh

Poll