Politike

Java e fundit para zgjedhjeve, ‘ndizen gjakrat’ nga kampet PS-PD, palët paralajmërojnë përgjime

23 Qershor 2019, 11:20 Nga DOSJA
Java e fundit para zgjedhjeve, ‘ndizen gjakrat’ nga kampet PS-PD,

Kur vetëm 7 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet lokale, gara mes dy partive kryesore në vend po bëhet më e ashpër. Por nuk bëhet fjalë për fushatën, idetë apo edhe vizionin për vendin por për përgjimet.

Nga të dy kampet politike janë paralajmëruar përgjime që kanë të përfshirë eksponentë të rëndësishëm të PD dhe PS.

Ishte PD me anë të Edi Palokës ajo që paralajmëroi përgjime të reja, të cilat kësaj radhë kishin si protagonist dy deputete të PS-së. Nisur nga akuzat e mëparshme të PD-së, mund të bëhet fjalë për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën dhe Blerina Gjylametin.

Pas paralajmërimit të PD-së, edhe PS vendosi të mos rrinte duarkryq edhe pse kryetari i partisë së tyre, ka përmendur shpesh faktin që përgjimet nuk janë fakte dhe si të tilla nuk i beson.

Në një situatë të tillë përgjimet, duket se Rama ka lënë pas idealet e tij dhe ka vendosur që të sulmojë me të njëjtjën monedhë kundërshtarët e tij politikë.

E vetmja gjë që mbetet për popullin është që t’i dëgjojë teksa të dyja palët politike, të nxjerrin sheshit të palarat e njëri-tjetrit, me shpresën se ndoshta një ditë do të ndërgjegjësohen më shumë për votën e tyre.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pd përgjimet e bild ps zgjedhjet lokale 2019 pd përgjimet e bild ps zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll