Insights

Ku je ti tmerr i mbretërive, O këngëtare e LIRISË

8 Dhjetor 2021, 18:24 Nga DOSJA
Ku je ti tmerr i mbretërive, O këngëtare e LIRISË

Nga Ilir Gjini

Nga kujtimet e paharuara të atyre ditë-netëve të Dhjetorit 90-të, kur regjimi i fundit komunist i Europës përpëlitej në agoninë e tallonave, më kanë mbetur të pashlyera në memorie dy detaje. Në mbrëmjen e 6 Dhjetorit kur një turmë e madhe studentësh konviktorë po vërshonte nga dy rrugicat e ngushta të Qytetit të Studentit për në dalë te Rruga e Elbasanit dhe parrullave “duam drita”, “duam kushte” po iu bashkangjiteshin edhe disa të tjera të “rrezikshme”, sampistët që kishin tejmbushur kamionët IFA, u lëshuan me egërsi mbi studentët. Turma u ça dhe shumë studentë u rrëzuan përtokë. Nga egërsia e shqelmave dhe e shkopinjve të sampistëve, gjithsekush përpiqej të shpëtonte duke lënë në rrugë e trotuaret e ngushta, kush një këpucë e kush dy. Një familje tiranase e katit të parë të një pallati, na bujti për t’i shpëtuar shkopinjve të sampistëve. Bashkë me mua në familjen tiranase u strehua edhe një studente e “filoqylit” (kështu i quanim atëherë studentët e fakultetit filologjik), që studionte për anglisht. Vajza kur u përmënd disi pas kafes që na serviri i zoti i shtëpisë, vërejti se ishte vetëm me një këpucë. Tjetra i kish mbetur në rrugë. Një palë këpucë në atë kohë kushton rreth 2000 lekë, që ishte gjysma e pagës mujore. I zoti i shttëpisë, pasi në rrugicat përreth rra qetësia, doli të kërkonte këpucën. Jo një, po plot një thes me këpucë të mbledhura solli. Por asnjëra nuk ishte e vajzës, megjithëse ngjyra dhe modeli përafronin me origjinalin. Nuk ke ç’bën – i thashë. Tani do të duhet të lidhësh pak këmbën, që të shkosh në fakultet me një këpucë dhe me një shapkë për këmbën e “dhëmbur”. Detaji i dytë ishte pak ditë më vonë. Ishim të mbledhur jashtë mencës 9 të Qytetit Studenti. Mësimin e kishim braktisur dhe po prisnim reagimin e Ramiz Alisë pas peticionit që i kishim nisur për dhunën policore. Në shkallët e jashtme të mencës që shërbenin si podium për këdo që merrte fjalën, u ngjit një student i arteve. Në vend të fjalimit ai recitoi disa vargje të Pushkinit :
Ti hiqmu për një çast prej syve
O muz e zbehtë e dashurisë,
Ku je ti tmerr i mbretërive
O këngëtare e LIRISË!

Turma e priti me shumë ovacione. Sot, 31 vite pas shëmbjes së komunizmit me keqardhje vërej se vërtet komunizmi vdiq, por kufoma e tij po kalbëzohet mes nesh duke na kontaminuar si një virus Covidi. Vazhdon lufta e klasave por me një formë tjetër, më “fine”. Nuk të internojnë për pikpamje politike, po të heqin nga puna. Pra të heqin kafshatën e gojës. Pa tesër partie nuk punësohesh dot në shtet. Dikur kishim fuksat e sigurimit dhe AGBV-të që kontrollonin mendimet tona. Sot kemi patronazhistët që na “orientojnë” votën. Dikur udhëheqësi ynë i “lavdishëm” mashtronte opinionin publik duke propoganduar ndihmat e solidaritetit që vinin nga Jugosllavia, BS e më vonë Kina. Ndërsa për ndihmën mjaft të konsiderueshme në armatim, veshmbathje e pare që aleatët anglo-amerikanë na dhanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Enveri thoshte se na hidhnin dy këpucë të djathta që këmbën e majtë ta kishim të zbathur?! “Na hidhnin automatik sharëz po jo fishekë”?! Në fakt Enveri nga koka në këmbë ishte i mbathur nga ndihmat e aleatëve.

Po sot, a po na hedhin aleatët amerikanë vetëm këpucë të majta? Këpucë që i bëjnë për mrekulli të majtës në pushtet, ndërsa të djathës as që i hynë fare në këmbë? Reforma në dejtësi, zgjedhjet e 25 Prillit të njohura me urgjencë dhe buzëqeshjet e Ambasadores së kudondodhur edhe kur prishet teatri, a janë vetëm “ndihma në këpucë vetëm të majta”?

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog 8 dhjetori dita e rinisë ilir gjini shkrimi nga ilir gjini 8 dhjetori dita e rinisë ilir gjini shkrimi nga ilir gjini

Sondazh

Poll

Insights 28 Nëntor 2021, 16:55

Një apel publik për Albin Kurtin

I nderuar Kryeministër i Kosovës, I dashur Albin,Së pari ju uroj 28 nëntorin, festën e flamurit dhe ditën, kur gjithë shqiptarët me mandat përfaqësimi, nga Mitr...