Politike

VD-Referendumi në njësinë nr.8,Berisha s’kursehet:Basha u shkarkua e në lagjen e tij

18 Dhjetor 2021, 20:09 Nga DOSJA
VD-Referendumi në njësinë nr.8,Berisha s’kursehet:Basha u

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar rezultatin e votimit në njësinë nr.8 në Tiranë, zonë ku edhe ka lindur dhe është rritur kryedemokrati Lulzim Basha. Në referendumin e sotëm, edhe kjo zonë ka votuar pro shkarkimit të Bashës, duke bërë që Berisha të mos e kursente ironinë duke rikujtuar edhe njëherë se e njëjta zonë solli dhe shkarkimin e Ramiz Alisë.


“Historia përsëritet. Në ’91, kjo lagje në më demokratiket i rezervoi diktatorit të fundit komunist difatën turpëruese. Pas 30 vitesh po kjo lagje i rezervon, Lulzim Bravës të njëjtin fat me një dallim. Diktatori nuk kishte lindur në atë lagje, Brava lindi aty. Ky quhet procesi i denatyralizimit që i bënë demokratët e lagjes së tij. Se duhet t’ua njohim meritat,”-tha Berisha para gazetarëve.

LAJMI KRYESOR: Ç’po ndodh? Sali Berisha njofton konferencë për shtyp në selinë e PD

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll