Politike

Basha mblodhi Kuvendin, Berisha referendum! Vjen MESAZHI nga ambasada e SHBA

18 Dhjetor 2021, 18:34 Nga DOSJA
Basha mblodhi Kuvendin, Berisha referendum! Vjen MESAZHI nga ambasada e SHBA

TIRANË– Ambasada amerikane në Tiranë, edhe pse jo drejtpërdrejt ka lëshuar një mesazh për zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike. Duke përdorur samitin për demokracinë, mbajtur vetëm pak ditë më parë, ambasada amerikane në Tiranë, shkruan në një postim në Facebook se puna për të siguruar demokraci sapo ka nisur.

Samiti për Demokracinë mund të ketë mbaruar, por puna jonë sapo ka nisur. Së bashku ne po nisin: partneritete për të forcuar bashkëpunimin midis demokracive; mjete të reja për llogaridhënie dhe transparencë;  një pozicion për të koordinuar përpjekjet botërore kundër korrupsionit,”-thuhet në njoftimin e bërë nga Ambasada.

POSTIMI I PLOTË:

Ky dhjetor e ka gjetur Partinë Demokratike, të ndarë në në dy kampe. Kuvendi i sotëm i Lulzim Bashës zhbëri çdo vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit, i thirrur nga Sali Berisha. Po ashtu vendosi përjashtimin e tij nga struktrat drejtuesë. Ndërsa po sot u zhvillua një referendum për shkarkimin e Bashës, ku vota u hodh nga 34 mijë persona.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll