Politike

VD/ Berisha: Zona nr.8 perla e referendumit! Basha humbet në lagjen e tij

18 Dhjetor 2021, 18:19 Nga DOSJA
VD/ Berisha: Zona nr.8 perla e referendumit! Basha humbet në lagjen e tij

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë humbës në lagjen e tij në lidhje me referendumin që u mbajt sot për shkarkimin e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi videon e numërimit të votave në zonën nr.8  të kryeqytetit në Facebook.

Ish-lideri historik i PD-së shpalli lajmin e rezultatit të referendumit në këtë zonë të Tiranës.

POSTIMI I SALI BERISHËS:


Referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike nisi sot në orën 08:00. Sipas organizatorëve të referendumit, pjesëmarrja ka qenë e lartë. Aktualisht, po numërohen votat në të gjitha degët. Rezultatet e para tregojnë për mbështetjen e vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit, i cili vendosi me 4446 votat e delegatëve shkarkimin e Lulzim Bashës.

Paralelisht, sot u mbajt dhe Kuvendi tjetër i PD-së, i thirrur nga Lulzim Basha. Ai vendosi shkarkimin e Berishës nga funksionet drejtuese të PD-së. Mbështetësit e Bashës e konsideruan këtë gjë si fund të “dualizmit” në lidershipin demokrat.

LAJMI KRYESOR: Referendumi për shkarkimin e Bashës/Deri në 15:00,u mblodhën 34105 vota!Nis numërimi

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll