Politike

Gabriel Escobar flet “pa doreza”: Ky është vendi më i korruptuar në Evropë!

18 Dhjetor 2021, 18:31 Nga DOSJA
Gabriel Escobar flet “pa doreza”: Ky është vendi më i

SHBA– I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se lideri serb i Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik është një prej politikanëve më të korruptuar në Europë. Në një intervistë për CNN, ai shprehet se Dodik po përpiqet të përdorë gjuhën etnike si një shpërqëndrim për të përçarë vendin, duke paralajmëruar dhe pasoja për vendin.

“Nëse shikoni historinë e ish-Jugosllavisë, shtatë vende, dy prej tyre janë në BE, katër janë anëtare të NATO-s dhe shumica prej tyre po gëzojnë sukses të jashtëzakonshëm ekonomik. Nëse shikoni gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ato janë gjashtë vendet që nuk janë në BE, katër janë duke bërë progres drejt anëtarësimit të BE-së, në të gjitha këto Bosnja përjashtohet. Korrupsioni në Bosnje është më i keqi në Evropë me përjashtim të Bjellorusisë dhe Azerbajxhanit,”-tha ai në intervistën e tij.

Po ashtu, në intervistën e zhvilluar nga gazetarja dhe reporterja e luftës në Sarajevë, Christiane Amanpour, ai u shpreh se kishte rrisqet që po i “vërviteshin” marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike rajoni gabriel escobar gabriel escobar

Sondazh

Poll