Politike

Referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, publikohen rezultatet e para

18 Dhjetor 2021, 18:03 Nga DOSJA
Referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, publikohen rezultatet e

TIRANË – Vijon proçesi i numërimit të votave për referendumin në Partinë Demokratike në lidhje me legjitimimin ose jo të shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i kryetarit. Rezultatet e fundit në disa qytete të Shqipërisë konfirmojnë se pjesa dërrmuese e anëtarëve demokratë janë shprehur pro-shkarkimit të Bashës.

REZULTATET E REFERENDUMIT NË DISA QYTETE:

Vlorë

Nga 1365 anetarë 903 anëtarë kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, 8 kundër ndërsa 2 të pavlefshme.

Kuçovë:

Nga 423 votues, 416 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës, 2 kanë votuar kundër dhe 5 vota ishin të pavlefshme.

Gramsh

377 anëtarë të PD kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, ndërsa 3 kanë votuar kundër.

Peqin

300 anëtarë të PD kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, ndërsa 2 kundër.

Selenicë

255 anëtarë kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, 2 kundër.

Librazhd

Pro shkarkimit të Bashës kanë votuar 438 anëtarë, ndërsa kundër 2. Të pavlefshme kanë rezultuar 4.

Skrapar

116 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës dhe 1 ka votuar kundër.

Partia Demokratike ndodhet në momentin e saj më kritik pas organizimit të dy Kuvendeve të Jashtëzakonshme, njëri nga Berisha dhe tjetri nga Basha. Ditën e sotme, Kuvendi i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha votoi për shkarkimin e Berishës nga funksionet drejtuese të PD-së dhe anullimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

LAJMI KRYESOR: Referendumi për shkarkimin e Bashës/Deri në 15:00,u mblodhën 34105 vota!Nis numërimi

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll