Politike

FT/Demokrati mesazh Yuri Kim me fletën e referendumit: Në shtëpinë time komandoj unë

18 Dhjetor 2021, 18:57 Nga DOSJA
FT/Demokrati mesazh Yuri Kim me fletën e referendumit: Në

TIRANË – Një anëtar i Partisë Demokratike e ka shfrytëzuar referendumin për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha për t’i dërguar një mesazh ambasadores së SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim. Në një video të publikuar së fundmi, qytetari tregon fletën e votimit ku në të ka shkruar “O Yuri Kim në shtëpinë time komandoj unë!”.

Fakti që kreu aktual i PD-së Basha mbështetet nga ambasadorja amerikane nuk pëlqehet aspak nga pjesa e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur “non-grata” nga SHBA dhe ka marrë përsipër lëvizjen për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe rithemelimin e PD-së.

Aktualisht, po numërohen votat e referendumit, ku shifrat tregojnë se shumica dërrmuese është pro-shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD-së.

LAJMI KRYESOR: Referendumi për shkarkimin e Bashës/Deri në 15:00,u mblodhën 34105 vota!Nis numërimi

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike referendumi kunder bashes sali berisha non grata yuri kim referendumi kunder bashes sali berisha non grata yuri kim

Sondazh

Poll