Politike

Basha rijetëzon platformën: S’përsërisim gabimet e 2008, nisim konsultimet në terren

18 Dhjetor 2021, 12:51 Nga DOSJA
Basha rijetëzon platformën: S’përsërisim gabimet e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi përballë demokratëve në sallën e Pallatit të Kongreseve se nuk do të përsëriten më gabimet që janë bërë në vitin 2008.

‘ Kjo gjendje e Shqipërisë, që është e atrofizuar nga ndalimi i ndryshimit, nga ngërci politik dhe ekonomik që po e varfëron dhe zbrazë nga njerëzit më të mirë dhe krijues, kjo krizë e gjithanëshme është një mundësi për të hapur një kapitull të ri, sepse përsëri, si në 1991-shin, ndodhemi përballë një regjimi, të ndryshëm në formë, por të ngjashëm në qasjen përqëndruese. Dhe antidota e këtij regjimi janë vlerat tona. Është shteti i vogël, liria e individit, ndarja e pushteteve, liria e sipërmarrjes, elementë që janë në genet e forcës tonë politike. Përmes tyre kemi shënuar arritjet më domethënëse që kanë ndryshuar për mirë jetën e shqiptarëve në të shkuarën, dhe janë po këto vlera me të cilat ne do të arrijmë ndryshimet më thelbësore për familjet shqiptare në të ardhmen.
Vizioni ynë është demokracia përfaqësuese dhe pjesëmarrja e gjerë e anëtarëve të partisë, e qytetarëve , e intelektualëve, e spacialistëve, e sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në ndërtimin e alternativës me të mirë, e zgjidhjeve më të mira. Platforma qytetare për demokracinë, që u pengua nga zhvillimet e pas 9 shtatorit, do të marrë javët dhe muajt në vijim dimensionin e saj të plotë, dhe sot do ta sanksionojmë në statut përmes Aleancë Qytetare për Demokracinë, për t’iu përgjigjur sfidave të shoqërisë dhe në bashkëpunim me shoqërinë, për të cliruar ekonominë dhe për cuar përpara ndryshimet kushtetuese, duke nisur konsultimet me grupet e interesit, pasi në asnjë moment nuk mund të përsërisim gabimet e vitit 2008.’- u shpreh Basha.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi i PD! Basha mbledh delegatët, mesazhi për Berishën: S’ke vend mes nesh

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll