Bota

Vrau bashkëshorten e tij, Babis: Nuk e bëra me paramendim!

18 Dhjetor 2021, 17:54 Nga DOSJA
Vrau bashkëshorten e tij, Babis: Nuk e bëra me paramendim!

GREQI – Babis Anagnostopoulos, i akuzuar për vrasjen e gruas pretendon se nuk e ka kryer krimin me paramendim. Gjykata e Athinës po përgatit nisjen e procesit gjyqësor ndaj pilotit 33-vjeçar pasi Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur disa akuza ndaj Anagnostopoulos: vrasje në kushte të qeta mendore, krime ndaj kafshëve, akuza false dhe dëshmi të rreme të vazhdueshme.

Për vrajen e gruas së tij Caroline Crouch, Anagnostopoulos rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, 10 vite burg për keqtrajtim të kafshëve,3 vjet për dëshmi të rreme dhe 1 vit për akuza false. Sipas avokatit të tij, 33-vjeçari nuk do të apelojë vendimin e gjykatës, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Policia greke raporton se në mëngjesin e 11 majit Babis Anagnostopoulos vrau gruan e tij dhe mbyti qenin e shtëpisë. çifti kishte probleme martesore dhe Caroline Crouch i kishte divorcin bashkëshortit. Pas sherrit të fundit, ai e vrau atë. Autopsia mjekoligjore tregoi se viktima nuk ndërroi jetë menjëherë në vend, por vdiq me makthe dhe e torturuar psikologjikisht.

Me viktimën, 33-vjeçari ka një vajzë. Aktualisht, familja e Caroline kërkon marrjen e kujdestarisë së vogëlushes.

Marrë nga “Lamia Report”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos babis anagnostopoulos

Sondazh

Poll