Bota

Vuçiç për Ballkanin e Hapur: Ja çfarë i tha fshatari shqiptar Edi Ramës

18 Dhjetor 2021, 16:18 Nga DOSJA
Vuçiç për Ballkanin e Hapur: Ja çfarë i tha

BEOGRAD– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç duket se i qëndron qasjes së tij pro nismës “Open Ballkan”. Në prag të takimit të radhës në Tiranë, që do të zhvillohet në datat 20 dhe 21, Vuçiç beson se do të sjellë shumë përfitime për të gjithë qytetarët.

Vuçiç theksoi se nga kryeministri shqiptar Edi Rama kishte marrë një video të një fshatari nga veriu i Shqipërisë, i cili shpjegonte avantazhet e Ballkanit të Hapur dhe tregut të përbashkët rajonal.

“Fshatari shqiptar ka thënë se për të do të thotë shumë nëse mund të shkojë në Beograd me mallin e tij. Edhe ne në vend të lëndëve të para mund të eksportonim shumë më tepër produkte nqa ky treg rajonal,”-tha Vuçiç.

Ai krahason nismën me ato të vendeve nordike pas luftës, duke pretenduar se marrëveshja mes tre vendeve sjell vetëm të mira.

Presidenti i Serbisë në datat 20 dhe 21 dhjetor do të jetë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në një takim me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev. Por po atë ditë, në orën 16:00 ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kundër nismës, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë.

Marrë nga kosovo-online.com

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic open ballkan aleksander vucic open ballkan

Sondazh

Poll