Bota

5 mln dollarë ‘për kokë’! SHBA kërkon katër djemtë e famëkeqit “El Chapo”

18 Dhjetor 2021, 16:58 Nga DOSJA
5 mln dollarë ‘për kokë’! SHBA kërkon katër

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur hapur ‘gjuetinë’ e djemve të ish-kreut të kartelit të Sinaloas, Joaquin “El Chapo” Guzman. Ovidio Guzmán López, Iván Archivaldo Guzmán Salazar, Jesús Alfredo Guzmán Salazar dhe Joaquín Guzmán López janë në kërkim të drejtësisë amerikane. Madje për çdo person që jep informacione në lidhje me ‘Los Chapitos’, SHBA jep shpërblim 5 milionë dollarë për secalin prej tyre.

“Të katërt janë anëtarë dhe drejtues të nivelit të lartë të kartelit dhe mbi secilin rëndojnë akuza federale nga SHBA për trafik të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin për mediat të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Vetë El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019 dhe ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në SHBA.

(F.M/DOSJA.AL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota el chapo iván archivaldo guzmán salazar jesús alfredo guzmán salazar joaquin guzman joaquín guzmán lópez ovidio guzmán lópez el chapo iván archivaldo guzmán salazar jesús alfredo guzmán salazar joaquin guzman joaquín guzmán lópez ovidio guzmán lópez

Sondazh

Poll