Bota

Franca ngre alarmin: Një mutacion i ri i Omicron po përhapet me shpejtësi rrufe

18 Dhjetor 2021, 07:33 Nga DOSJA
Franca ngre alarmin: Një mutacion i ri i Omicron po përhapet me

PARIS – Kryeministri francez Jean Castex ka lëshuar një paralajmërim të fortë përsa i përket variantit të ri të koronavirusit, Omicron, që sipas tij po “përhapet me shpejtësi rrufe” në Evropë dhe ka shumë mundësi të bëhet dominues në Francë nga fillimi i vitit të ardhshëm. Deklarata e Castex u bë të premten, disa orë përpara se Franca të vendoste kufizime të ashpra udhëtimi për ata që hyjnë në vend nga Mbretëria e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka qenë vendi më i goditur nga mutacioni i ri, me afro 15,000 raste të konfirmuara të Omicron të Premten. Në të gjithë kontinentin, zyrtarët shëndetësorë po përgatiten për një valë të re infeksionesh, ndërkohë që, kufizime shtesë u njoftuan në Gjermani, Republikën e Irlandës dhe Holandë të Premten, ndërsa qeveritë po kërkojnë medoemos të frenojnë valën e re.

Evropa ka regjistruar deri tani më shumë se 89 milionë raste dhe 1.5 milionë vdekje për shkak të Covid, sipas shifrave të fundit të BE-së.

Marrë nga bbc.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota europe france jean castex kryeministri jean castex omicron europe france jean castex kryeministri jean castex omicron

Sondazh

Poll