Bota

VD-Pritet me duartrokitje, Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend pas operacionit

17 Dhjetor 2021, 14:36 Nga DOSJA
VD-Pritet me duartrokitje, Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend pas

KOSOVË- Adriana Matoshi pas ndërhyrjes kirurgjikale është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Mediat vendase shkraujnë se aktorja dhe deputetja është mirëpritur me duartrokitje nga kolegët deputetë. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje Matoshit në seancë dhe i ka uruar shëndet. 

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, Adriana Matoshi. Ajo ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, -ka thënë Konjufca.

Adriana Matoshi u operua në një spital në Tiranë rreth tre javë më parë për shkak se tumori iu shfaq pas nëntë vitesh. Rasti i saj shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale dhe të gjithë e mbështetën dhe i dhanë kurajo se do ia dilte mbanë madje në Kosovë u marshua për nder të saj.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni showbiz adriana matoshi glauk konjufca adriana matoshi glauk konjufca

Sondazh

Poll