Politike

Peçi provokoi ish-deputetin demokrat, Rama: Janë shokë, shyqyr që iku nga ura se do i kishte hedhur në lumë

23 Qershor 2019, 09:00 Nga DOSJA
Peçi provokoi ish-deputetin demokrat, Rama: Janë shokë, shyqyr

PËRMET– Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me qytetarët në Përmet nuk i ka kursyer batutat ndaj kundërshtarëve politikë. 

Rama ka ironizuar edhe ish-deputetin demokrat Tritan Shehun që e priti me protesta kryeministrin në hyrje të Përmetit.

Ia kam thënë publikisht Ilir Metës nëse ke hallin e qametit, ndalo pirjen e kafes turke në shtëpi. Të mos pijë kafe Meta, Monika, Luli dhe Berisha deri në 30 Qershor. Në qoftë se këta 4 njerëz nuk pijnë kafe turke deri në datë 30 Qershor dhe s’kanë filxhan për të parë edhe Tritani vetë nuk është aty dhe ai nuk del aty. Se këta dalin se thonë ata. Filxhani thotë te Ura e Leklit do bëhet nami, shyqyr që ikën nga ura e Leklit se do i kishte hedhur në lumë tërmeti i Tritanit, se janë shokë, janë shokë”, -tha Rama.

Kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ftoi për kafe ish-deputetin e PD-së, Tritan Shehun duke e provokuar përpara mbështetësve të PD-së. Shehu tha se Peçi e kishte bërë që të tërhiqte vëmendjen. 

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne permet tritan shehu edi rama edi rama ne permet tritan shehu

Sondazh

Poll