Politike

‘Respekte, do pimë kafe pastaj?’, Tërmet Peçi provokon militantët e PD-së nga xhami makinës, Rama: Janë shokë

23 Qershor 2019, 09:01 Nga DOSJA
‘Respekte, do pimë kafe pastaj?’, Tërmet Peçi

Kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ka provokuar ish-deputetin demokrat Tritan Shehu.

Teksa opozita ishte mbledhur në hyrje të Përmetit për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Rama, Peçi ftoi për kafe ish-deputetin Tritan Shehu. 

Zoti Tritan, respekte, respekte, ej do e pimë kafen pastaj?”, ndërsa përballë tij priotestuesit  vijonin me thirrjet ‘Rama ik’.

Menjëherë pas largimit të Peçit, ish-deputeti Tritan Shehu është shprehur për mediat vendase se Rama kishte hyrë në Përmet i maskuar në makinat e mbështetësve të PS-së. 

Rama hyn në Përmet i maskuar! Tërmet Peçi fsheh Ramën midis makinave të militantëve të Tepelenës për t’ju shmangur zemërimit të popullit të Permetit,”-tha Shehi. 

Ndërsa një qytetare pjesë e protestës është treguar më e ashpër me kryeministrin Rama, duke e akuzuar se provokonte qëllimisht.

Kulçedra e Kombit që po na pi gjakun. Ofendoi qytetarët me makinë. Po i pi gjakun kombit. Provokon popullin ai drogaxhiu.”

Edhe vetë Rama nuk e ka lënë pa e komentuar incidentin gjatë fjalimit të tij në Përmet duke u shprehur se Tërmet Peçi dhe Trian Shehu ishin shokë të mirë. 

“Në qoftë se këta 4 njerëz nuk pijnë kafe turke deri në datë 30 Qershor dhe s’kanë filxhan për të parë edhe Tritani vetë nuk është aty dhe ai nuk del aty. Se këta dalin se thonë ata. Filxhani thotë te Ura e Leklit do bëhet nami, shyqyr që ikën nga ura e Leklit se do i kishte hedhur në lumë tërmeti i Tritanit, se janë shokë, janë shokë”, -tha Rama.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime në Tepelenë, Përmet, Dropull nga ku ka prezantuar kandidatët e PS-së për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. 

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne tepelene tërmet peçi tritan shehu edi rama edi rama ne tepelene tërmet peçi tritan shehu

Sondazh

Poll