Politike

‘Lulzim Brava ka mbaru, ka mbaru’! Berisha nxjerr videon nga votimi në Njësinë 2

18 Dhjetor 2021, 11:25 Nga DOSJA
‘Lulzim Brava ka mbaru, ka mbaru’! Berisha nxjerr videon nga votimi

TIRANË – Në të gjithë vendin vazhdon me intensitet votimi për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një video me pamjet nga votimi i jashtëzakonshëm në Degën 2 në Tiranë.

Me anë të përshkrimit përbri videos, Berisha ironizon kryedemokratin Basha, duke e cilësuar si Lulëzim Brava, ndërsa shton thirrje që koha e tij tashmë ka mbaruar.

“Dega 2 Tiranë voton: Lulzim Brava ka mbaru, ka mbaru!,” shkruan Berisha në postimin e tij përkrah videos.

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 71 degë të PD-së

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll