Politike

Demokratët e Lezhës: Presim me e heq qafe atë faqe të zezë që bashkëpunon me Ramën

18 Dhjetor 2021, 08:03 Nga DOSJA
Demokratët e Lezhës: Presim me e heq qafe atë faqe të

LEZHË – Demokratët e Lezhës kanë folur për pritshmëritë e tyre në lidhje me referendumin e thirrur nga Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike.

“Nga referendumi pres largimin nga PD të elementëve që po bëjnë 8 vjet që na kanë kthyer mbrapsht si parti. Një parti opozitare që voton çdo gjë mbrapsht të partisë në pushtet do të thotë se është bashkëfajtore me hajdutët që janë në pushtet. Jemi të detyruar të largojmë ish-drejtuesit e PD që na prenë në besë dhe na kthyen mbrapsht. Amerika është shtet që ka pavarësinë e vet, ne tonën.Zoti është në qiell, secili popull… Është shpallur non grata nga një qeveri në Amerikë, nesër pasnesër vjen qeveria që e do. Pres pjesëmarrje masive për shkarkimin e Bashës. Aio duhet larguar se ka krijuar përçarje në PD. Me zgjedhjen e një kryetari të ri do të jetë më e bashkuar dhe e fortë. Votova për doktor Berishën. Pres me e heq qafe atë faqe të zezë që bashkëpunon me Edi Ramën, janë bashkë të dy.Në Shqipëri erdhi Skëndërbeu dhe bëri Besëlidhjen, erdhi doktor Berisha me bë Besëlidhjen. PD do të jetë shumë më e fortë.”, u shpreh njëri nga anëtarët e PD në Lezhë për Ora News.

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 72 degë të PD-së

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dega e pd lezhe referendumi kunder bashes sali berisha dega e pd lezhe referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll