Politike

Mbyllen me silikon zyrat e degës nr.1 të PD Tiranë, hidhet vaj makinash në shkallë

18 Dhjetor 2021, 07:39 Nga DOSJA
Mbyllen me silikon zyrat e degës nr.1 të PD Tiranë, hidhet vaj

TIRANË – Një ndodhi e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zyrat e degës nr. 1 të Partisë Demokratike në kryeqytet, ku është konstatuar se në shkallë ka pasur prezencë vaji makinash, ndërsa dera ka qenë e mbyllur me silikon.

Kjo është vënë re nga përkrahësit e Berishës në degën nr. 1 në kryeqytet, të në momentin kur i janë afruar zyrave për të zhvilluar votimin për shkarkimin e Lulzim Bashës, kanë vënë re se te shkallët ishte hedhur vaj makinash, ndërsa dera ishte e mbyllur me silikon, për të mos i lejuar ata që të kryejnë procedurën e njoftuar një ditë më parë.

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 72 degë të PD-së

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll