Aktualitet

Përplasja në Elbasan mes “Vis Korçarit” e grupit tjetër, merren 5 të pandehur

17 Dhjetor 2021, 17:16 Nga DOSJA
Përplasja në Elbasan mes “Vis Korçarit” e grupit

ELBASAN – Prokuroria e Elbasanit vendosi të marrë të pandehur 5 persona në lidhje me përplasjen me armë në 25 nëntor të vitit të kaluar në këtë qytet ku u plagos Ervis Çaushllari. Sipas gazetarit Elton Qyno, organi i akuzës së qytetit të Elbasanit vendosi që të merren të pandehur këta persona duke përcaktuar dhe veprat penale për të cilat ata akuzohen:

-Elvis Koçi (Çaushllari), “Mbajtje pa lejë dhe prodhim të armëve të zjarrit”.
-Ersi Çekani, “Moskallëzim krimi”.
-Feliks Filja, “Moskallëzim krimi”.
-Migert Qosja, “Kanosje me armë” dhe “Mbajtje pa lejë tëg armëve të zjarrit”
-Armand Ceveli, “Moskallëzim të krimit”.

Në 25 nëntor të vitit të kaluar, 29-vjeçari Elvis Koçi u konfrontua fizikisht me Migert Qosjan, 25-vjeç pasi dolën nga makina. Sherri agravoi në përdorimin e armëve ku mbeti i plagosur në shpatull Koçi. Sipas informacioneve, Ervis Koçi ka qenë i shoqërur me një person, ndërsa Qosja ka patur dhe dy miq të tjerë me vete. Pas ngjarjes, të gjithë janë larguar nga vendngjarja. Më pas,  Koçi shkoi për t’u mjekuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, por forcat e rendit mundën ta ndalonin në kohë.

Shkak i përplasjes me armë mendohet se mund të jetë rivaliteti mes dy grupeve kriminal, pasi Çaushllari dyshohet se është përfshirë në botën e krimit, por këto dyshime nuk janë provuar deri më tani.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ervis caushllari ervis caushllari

Sondazh

Poll