Aktualitet

Efektivë që vrasin, shefi i Sindikatës së Policisë: Është rritur niveli i stresit!

17 Dhjetor 2021, 16:13 Nga DOSJA
Efektivë që vrasin, shefi i Sindikatës së Policisë:

TIRANË– 29-vjeçari Jurgen Duka u vra më 13 dhjetor brenda një marketi në Tiranë nga agjenti i krimeve në policinë e Dibrës, Arbër Sula. E gjitha për radhën tek kasa! Por kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta ka një justifikim lidhur me vrasjet e kryera, ku në një intervistë për “Ora”, ai u shpreh se shkak për vrasjet nga radhët e efektivëve është niveli i stresit.

Por një tjetër shkak është fakti se efektivët e policisë kanë mbingarkesë për shkak të COVID-19, por edhe kushteve social-ekonomike.

“Niveli i stresit tek forcat e policisë është jashtëzakonisht i lartë. Punonjësi i policisë duke qenë në kushte stresante, nga njëra anë e mbron ligjin por në anën e tjetër mund t’I kalojë dhe kufijtë e kërkesës për zbatimin e ligjit. Punonjësi i policisë është objekt dhe subjekt ndaj zbatimit të ligjit. Ka ngarkesë në punë sepse ka raste që punonjësit e policisë punojnë edhe mbi 10 orë punë. Kjo ndodh për shkak të situatave që ndodhin. Policia ka pasur mbingarkesa edhe për shkak të COVID-19. Arsye të tjera janë edhe arsyet sociale ekonomike. Ne kemi një polici që është më pak e paguar se të gjithë vendet e tjera. Ka që në 2014 që punonjësit të policisë që nuk i është shtuar rroga,”-tha Sadetin Fishta.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arber sula jurgen duka vrasje nga efektivet arber sula jurgen duka vrasje nga efektivet

Sondazh

Poll