Aktualitet

Vrau e murosi shqiptarin Lamaj, italiani kërkon lirinë. Flet ishi: Jam si Rosy Abate

17 Dhjetor 2021, 15:12 Nga DOSJA
Vrau e murosi shqiptarin Lamaj, italiani kërkon lirinë. Flet ishi: Jam

ITALI- “Nën një klimë kërcënimi i vazhdueshëm dhe shfrytëzimi mizor nga vëllezërit Arlotta,”-kështu përshkruhet Francesco Serio, kushëriri i Carmelo dhe Angelo Arlotta, të cilët e detyruan të transportonin dhe murosnin Astrit Lamaj, 41-vjeçarin shqiptar u vra në janar të vitit 2013 dhe u gjet 6 vite më pas. Serio u dënua nga Gjykata e Assizes në Monza me 3 vjet burg për fshehjen e kufomës dhe me 2 vjet e 8 muaj për mbajtjen e 3 kilogramëve kokainë në banesën e tij.

Tanimë avokatja e tij mbrojtëse Roberta Minotti, ka bërë apel për të ulur dënimin e klientit të saj. Ajo arsyeton para trupës gjykuese se Serio kishte nevojë për një vend për të jetuar dhe punuar, kështu që vëllezërit Arlotta e kishin mirëpritur dhe e kishin përdorur si një kukull në duart e tyre.

Ndërkohë që për vrasjen e Lamajt janë dënuar edhe Carmela Sciacchitano, 64 vjeç, banuese në Genova, që besohet të jetë nxitësja e vrasjes së ish-të dashurit të saj shqiptar. Kjo e fundit do të qëndrojë pas hekurave të burgut për 16 vite. Ndërsa Angelo dhe Carmelo Arlotta u dënuan përkatësisht me 30 vjet dhe 14 vjet.

Ishte ky i fundit që hodhi dritë mbi vrasjen duke thënë se shqiptari ishte joshur për të trafikuar kanabis, por ishte Sciacchitano ajo që e donte të vrarë, sepse shqiptari e kishte lënë. Gjatë gjyqit të saj, 64-vjeçarja italiane e krahasoi veten me Rosy Abate, personazh i serialit “Squadra Antimafia”, e cila luan rolin e një prej udhëheqësve të familjeve mafioze të Palermos.

Marrë nga ilgiorno.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet angelo arlotta astrit lamaj carmelo arlotta francesco serio roberta minotti angelo arlotta astrit lamaj carmelo arlotta francesco serio roberta minotti

Sondazh

Poll