Aktualitet

‘Bashkëqeverisja’/Rama në Lezhë: Sanksione për titullarët,s’ka sportele nga 1 janari

17 Dhjetor 2021, 16:20 Nga DOSJA
‘Bashkëqeverisja’/Rama në Lezhë: Sanksione për

LEZHË – Kryeministri Edi Rama ka organizuar takimin e katërt në Lezhë me qytetarët për të prezantuar Ligjin e Ri të Bashkëqeverisjes. Gjatë takimit me qytetarë në Lezhë, numri një i qeverisë ka bërë me dije lajmin se nga data 1 janar 2022, nuk do të ketë sportele, e se të gjitha shërbimet do të merren online nëpërmjet platformës “e-Albania”.

Gjatë fjalës së tij kreu i maxhorancës i paralajmëroi se do të ketë sanksione financiare ndaj titullarëve të administrates dhe zyrtarëve të tjerë që nuk do t’u përgjigjen ankesave dhe kërkesave të qytetarëve. Në raste kur zyrtarët nuk u përgjigjen qytetarëve, Rama shtoi se do të jetë “Njësia Antikorrupsion”, ajo që do të veprojë për të hetuar rastet dhe shkeljet e mundshme nga ana e zyrtarëve.

Ndërkohë që ndër të tjerea në fjalën e tij, Rama gjithashtu foli edhe për çështjen e pronave, duke bërë me dije se ‘Bashkëqeverisja’ do të ketë një opsion ‘arbitrazhi’ mes palëve të konfliktuara për një hapësirë toke në mënyrë që të ofrohet zgjidhje. Nëse konflikti nuk zgjidhet, atëherë çështja shkon në gjykatë.

Edhe pse ligji për “Bashkëqeverisje” është kthyer në Kuvendi për rishikim nga presidenti Ilir Meta, Rama duket se nuk heq dorë, duke bërë me dije se kjo nismë e maxhorancës do të miratohet sërish në Kuvend pa ndryshime. Edhe pse Meta pretendon se me ndryshimet shkelet autonomia e pushtetit vendor dhe  centralizohet shumë pushtet te kryeministri.

Por çfarë parashikohet tek “Bashkëqeverisja”?

Ky ligj përcakton rregullat për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithëpërfshirjes së tyre në politikëbërje, garantimin e pjesëmarrjes së tyre në procedurat administrative vendimmarrëse, rritjen e përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies së administratës shtetërore. Gjithashtu synohet përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje, si dhe ndëshkimin e atyre që shkelin detyrën dhe nuk japin shërbimin e duhur. ‘Bashkëqeverisja’ përcakton mekanizma detyrues për shërbimet publike ndaj qytetarëve e sipërmarrjeve, si edhe sanksione financiare e administrative për zyrtarët që rezultojnë pengues të zgjidhjeve për qytetarët.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama: Nga 1 janari 2022 s’do ketë më sportele, përgjigjia për hipotekat si ‘sms’

Rama: Prindërit do t’i marrin mungesat e fëmijëve në shkollë me telefon

‘Bashkëqeverisja’/ Rama: Për pronat do të ketë një opsion ‘pajtimi’ mes palëve

Meta e ktheu mbrapsht, Rama i vendosur: ‘Bashkëqeverisja’ do kalojë në Kuvend

Rama: Sanksione për zyrtarët që s’përgjigjen, martesat s’bëhen dot dixhitale

(d.v.k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama platforma e bashkeqeverisjes rama ne lezhe per bashkeqeverisje edi rama platforma e bashkeqeverisjes rama ne lezhe per bashkeqeverisje

Sondazh

Poll