Aktualitet

VKM/ Shqipëria avancon me ‘Open Balkan’, miraton 3 marrëveshje

15 Dhjetor 2021, 19:28 Nga DOSJA
VKM/ Shqipëria avancon me ‘Open Balkan’, miraton 3

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme tre marrëveshje që janë dakordësuar në nismën “Ballkani i Hapur”. Marrëveshja e parë ka të bëj me indentifikimin elektronik personat nga Ballkani Perëndimor. Marrëveshja e dytë ka të bëj me kushtet për akses të lirë në tregun e punës po për personat nga ballkani perëndimor. Ndërsa marrëveshja e tretë është për njohjen e operatorëve ekonomikë të autorizimit për sigurinë dhe mbrojtjen nga Serbia. Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare, bëhet me dije se marrëveshja përcakton njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë (OEAS). 

VENDIMET:

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR NDËRLIDHJEN E SKEMAVE PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR KUSHTET PËR AKSES TË LIRË NË TREGUN E PUNËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR NJOHJEN RECIPROKE TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË AUTORIZUAR-AUTORIZIMET PËR SIGURINË DHE MBROJTJEN (OEAS)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar-Autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

Çfarë është një OEA?

Operatori Ekonomik i Autorizuar: është një status i lëshuar për “tregtarët me besueshmëri”, të cilët mund të përfitojnë nga shumë thjeshtime doganore. OEA-S për sigurinë dhe mbrojtjen- nënkupton një operator ekonomik të autorizuar për lehtësira në kontrolle doganore.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike oea open ballkan vkm 15 dhjetor 2021 oea open ballkan vkm 15 dhjetor 2021

Sondazh

Poll