Aktualitet

Apartament e garazh, SPAK firmos sekuestron e pronave të ish-gjyqtarit Thanza

17 Dhjetor 2021, 10:03 Nga DOSJA
Apartament e garazh, SPAK firmos sekuestron e pronave të ish-gjyqtarit

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka firmosur sekuestron e dy pronave të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza që po hetohet për fshehje pasurie. Bëhet fjalë për një garazh dhe një apartament 70 metra katrorë në Tiranë, prona që dyshohet se nuk justifikohen nga burime të ligjshme.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë po hetohet nga SPAK për “deklarim të rreme e fshehje të pasurisë”. Gjatë procesit të Vettingut rezultoi se Thanza kishte fshehur një dënim me 40 ditë burg të marrë në Itali për akuzën e “vjedhjes”, i konvertuar më pas në gjobë.

Pas referimit nga KPK, prokuroria konstatoi se Thanza nuk e kishte pasqyruar këtë fakt në formular dhe ngriti ndaj tij akuzën e falsififikimit të formularit dhe kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj.

Në konkluzionet përfundimtare të prokurorisë u sqarua se Thanza nuk e kishte pranuar akuzën e ngritur dhe se ka pretenduar se kishte dëshmi penaliteti të pastër. Prokurori sqaroi gjatë pretencës se në dëshminë e penalitetit të lëshuar nga Italia pas një letër-porosie është shënuar dënimi i Thanzës. Po sipas organit të akuzës Thanza nuk ka deklaruar as faktin e arrestimit të tij në flagrancë në Itali dhe kërkoi dënimin e tij me një vit e gjashtë muaj heqje lirie si edhe të deklarohet i falsifikuar formulari i vetëdeklarimit.

Më tej Thanza pohoi se në shtetin fqinj nuk kishte një dënim ndaj tij, por ishte një marrëveshje me prokurorin.

Mora përsipër një sanksion penal për të shpëtuar jetën e nipit tim dhe do ta bëja gjithmonë. Nuk ka një vendim dënimi apo masë sigurimi personal ndaj meje,”- pohonte Thanza në gjykatë.

Duke pretenduar se akuzën e ngritur ndaj tij do ta pushonte çdo gjykatë, Thanza i kërkoi gjyqtarit Kalia që të merrte vendim jashtë “vettingo-fobisë”. Ai shtoi se nuk ka pasur fshehje të fakteve dhe se nuk ka qenë diçka e qëllimshme mospaqyrimi i këtij sanksioni. Më tej Thanza u ndal tek formulari i vetëdeklarimit duke e cilësuar atë të parregullt. Në fund, ish-gjyqtari Admir Thanza kërkoi pafajësi.

Por, argumentet e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza nuk e bindën gjyqtarin Ardian Kalia, i cili vendosi ta shpallë atë fajtor dhe ta dënojë me 9 muaj burg. Më pas dënimi u pezullua dhe u vendos masa e detyrimit për paraqitje pranë Shërbimit të Provës për 18 muaj. Hetimet për fshehje të ardhurash vijuan.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll