Politike

Mbyllja e zyrave të PD-së në Elbasan, sekretari i degës bën kallëzim në polici

16 Dhjetor 2021, 19:45 Nga DOSJA
Mbyllja e zyrave të PD-së në Elbasan, sekretari i degës

TIRANË -Sekretari i Partisë Demokratike për degën e Elbasanit Blendi Himçi bëri kallëzim penal në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit për ndryshimin e bravave dhe mbylljen e zyrave të degës demokrate të këtij qyteti ditën e sotme.

Sekretari Himçi u indinjua me veprimin e fundit, që sipas tij është përgatitur nga kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe sekretari i partisë Gazment Bardhi dhe se nesër zyra e PD-së do të hapet sërish.

“Shoqata Basha-Bardhi, tashmë në panik bëri edhe aktin e fundit të turpshëm duke i vënë drynin degës së selisë së Partisë Demokratike. Shpreh indinjatën më të madhe, në emër të të gjithë demokratëve të Elbasanit. Kam bërë një kallëzim penal në Policinë e Elbasanit. Organet të merren me këtë vepër penale. Nesër ne do të hapim zyrën e PD dhe do të ushtrojmë funksionet tona dhe më 18 dhjetor do të zhvillohet në Selinë e degës së PD referendumi”, deklaroi sekretari i degës së PD-së Blendi Himçi.

Ish-deputeti demokrat Aurel Bylykbashi kërkoi ruajtjen e qetësisë nga ana e demokratëve në këtë situatë kur përplasjet e brendshme sa vijnë dhe po thellohen.

“Unë do të isha partizan jo i denoncimeve por i negocimeve. Ajo seli që ndodhet ngjitur me shkollën pedagogjike, është ‘kisha’ dhe ‘xhamia’ e të gjithë demokratëve. Edhe të atyre që mbështetën 11 dhjetorin dhe që morën vendimet e duhura, por dhe të atyre që nuk e mbështetën por 18 dhjetorin. Në respekt të vuajtjeve tona të përbashkëta, secili nga ne duhet të shohë më larg. I bëj thirrje demokratëve të ruajnë qetësinë dhe të respektohet shumica. Shumica ishte më 11 dhjetor dhe mori ato vendime të duhura për PD-në. Një bravë është një bravë dhe shumë mirë mund të hapet. Ftoj kryetarin e degës që të mblidhemi nesër dhe të flasim si na ka hije”,

Ngjarja e ndryshimit të bravave të dyerve të zyrave së degës demokrate në Elbasan u denoncua pasditen e sotme nga deputeti demokrat Luçiano Boçi.

LAJMI KRYESOR: Kyçen dyert e PD, mbështetësit e Berishës: Basha ka frikë! Zyrtarët e mohojnë
(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll