Sport

VIDEO/ Chelsea 4 raste me Covid, vetëm barazim në javën e 17-të ndaj Everton…

17 Dhjetor 2021, 04:56 Nga DOSJA
VIDEO/ Chelsea 4 raste me Covid, vetëm barazim në javën e

ANGLI – Chelsea, në javën e 17-të të Premier League, ka bërë një hap fals në shtëpi. ‘Blutë’ e Londrës kanë arritur një barazim zhgënjyes 1-1 ndaj Evertonit në “Stamford Bridge”.

Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, kur Mason Mount realizoi në minutën e 70-të, por Evertoni barazoi me Branthwaite në të 74-t minutë. Skuadra e Rafa Benitez arriti të marrë një pike mjaft të çmuar në Londër.

Sakaq, katër raste me koronavirus janë regjistruar te Chelsea para fillimit të takimit, të cilët nuk kanë qenë të gatshëm për trajnerin Thomas Tuchel. Të infektuarit janë Romelu Lukaku, Timo Werner, Callum Hudson-Odoi dhe Ben Chilwell, ndërkohë që ka munguar edhe Kai Havertz në pretje të përgjigjes së tamponit.

Me këtë rezultat, Chelsea tani është katër pikë larg vendit të pare, që mbahet nga Manchester City, ndërsa mban vendin e tretë me 37 pikë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport callum hudson-odoi dhe ben chilwell chelsea evertonit romelu lukaku skuadrës së evertonit timo werner trajneri i evertonit callum hudson-odoi dhe ben chilwell chelsea evertonit romelu lukaku skuadrës së evertonit timo werner trajneri i evertonit

Sondazh

Poll