Aktualitet

Dhuna ndaj gazetares në Tiranë, Rrjeti për Gazetari të Pavarur: Dënojmë aktin!

17 Dhjetor 2021, 09:56 Nga DOSJA
Dhuna ndaj gazetares në Tiranë, Rrjeti për Gazetari të

TIRANË – Rrjeti për Gazetari të Pavarur ka reaguar në lidhje me ngjarjen e paprecedentë kur një gazetare e Fax Neës është sulmuar fizikisht nga dy persona, teksa ajo po raportonte. Në reagimin e këtij rrjeti, thuhet se mirëpresin një hetim të mirëdetajuar për ngarjen dhe hetimin e dy të dyshuarve.

“Dënojmë sulmin fizik ndaj gazetares së televizionit ‘Fax News’ Besarta Demushaj nga dy persona teksa ajo po raportonte në Tiranë. Mirëpresim procedurën penale kundër dy të dyshuarve.”, thuhet në reagimin e Rrjetit për Gazetari të Pavarur.

#Albania: IPI condemns physical attack on Fax News television journalist Besarta Demushaj by two men while she was reporting in #Tirana. We welcome the criminal proceedings against two suspects.@MediaFreedomEU alert⬇️@AlbJournalists @BlerjanaBhttps://t.co/YH3LOrGHBv pic.twitter.com/et0NBbZd8h

— IPI-The Global Network for Independent Journalism (@globalfreemedia) December 17, 2021

Gazetarja Besarta Demushi, 24 vjeçe e punësuar pranë FaxNews është dhunuar e goditur nga biznesmeni Tahir Numani, 62 vjeç e kunati i tij A. Z., 50 vjeç, të dy banues në Tiranë. Dosja.al ka mësuar se gazetarja Demushi ka qenë në krye të detyrës në momentin që është rrahur e goditur.

Konkretisht ajo ka qenë duke filmuar në rrugën “Hoxha Tahsim” një objekt për të cilin biznesmeni Numani e kunati i tij kishin konflikt pronësi me një person të tretë. Por, siç duket, ata janë ‘bezdisur’ nga filmimet dhe kanë ushtruar dhunë ndaj gazetares.

Vetë gazetarja ka rrëfyer para grupit hetimor se është tërhequr zvarrë nga Numani bashkë me operatorin e të njëjtit televizion, Majklen Sinka. 24-vjeçarja ka treguar se gjithashtu e kanë ofenduar, ndërsa ajo vetë për tu mbrojtur ka përdorur stativin e telefonit. Por, pavarësisht kësaj dëshmie, në njoftimin zyrtar policia e Tiranës bënte me dije se e vetmja masë që është ndërmarrë ndaj dy burrave është ‘procedimi penal’.

LAJM KRYESOR: Dhunohet gazetarja në Tiranë, procedohen dy personat që e goditën

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet besarta demushi dhunohet gazetarja ne tirane gazetarja e fax news besarta demushi dhunohet gazetarja ne tirane gazetarja e fax news

Sondazh

Poll