Aktualitet

Vrasja në sheshxhirim! Policia lëshon URDHËRIN: Kontroll telefonit të Alec Baldwin

17 Dhjetor 2021, 09:28 Nga DOSJA
Vrasja në sheshxhirim! Policia lëshon URDHËRIN: Kontroll

SHBA– Një urdhër është lëshuar për hetimin e telefonit të aktorit Alec Baldwin, në lidhje me vrasjen që ka ndodhur kundrejt kinemtografes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”.

Gjykatësi nënshkroi urdhrin, ku thuhet se Baldwin, së bashku me avokatin e tij, iu kërkua të kthenin telefonin për të nisur hetimet.

Zyrtarët po kërkojnë të marrin mesazhe, regjistra të thirrjeve, fotografi dhe video dixhitale, si dhe çdo mesazh privat të dërguar në platformat e rrjeteve sociale në lidhje me prodhimin e filmit “Rust”, thuhet në urdhër. Gjithashtu duhet të marrë çdo video, fotografi dhe mesazh të fshirë në telefon që ka të bëjë me filmin.

Baldwin qëlloi për vdekje drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins si dhe la të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore showbiz alec baldwin alec baldwin

Sondazh

Poll