Aktualitet

Një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD! Zbardhet SMS-ja e Bashës për delegatët

17 Dhjetor 2021, 09:31 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka dërguar një mesazh të gjithë delegatëve që do të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Në mesazhin e dërguar nga kryetari Basha, thuhet se ditën e nesërme në orën 11:00, do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë, në Pallatin e Kongreseve. Basha u bën të ditur se ky kuvend do të ketë përgjegjësi historike për të gjithë demokratët që do të bëhen bashkë kundër Edi Ramës. Për Bashën, pjesëmarrja e secilit prej tyre është mesazh i qartë për partinë dhe për Shqipërinë.

SMS e dërguar nga Basha:

I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar, Nesër, e shtunë, datë 18 Dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Pjesëmarrja e secilit prej nesh, është mesazhi i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë.

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike?

E gjitha vjen nga data 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes “non grata” nga SHBA-ja. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Basha e akuzoi Berishën si “pjesë të trekëndëshit të Bermudës” (Rama-Berisha-Meta) dhe për drejtim të partisë në mënyrë diktatoriale.

Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro-shkarkimit të Bashës. Në këtë kuvend, u miratua dhe statuti i ri i PD-së si dhe u miratua mbajtja e Referendumit për legjitimin e shkarkimit të Bashës nga posti i kryetarit të Partisë. Basha do të mbledhë ditën e nesërme Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi kombetar 18 dhjetor kuvendi kombetar i pd lulzim basha kuvendi kombetar 18 dhjetor kuvendi kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll