Aktualitet

VD/Kuvendi Kombëtar i PD, Basha: Nesër zgjedhim të ardhmen 

17 Dhjetor 2021, 08:15 Nga DOSJA
VD/Kuvendi Kombëtar i PD, Basha: Nesër zgjedhim të ardhmen 

TIRANË– Një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh për demokratët. Ai ka postuar një video nga Kuvendi i mëparshëm i PD, ndërsa njofton se Kuvendi do të mbahet te Pallati i Kongreseve dhe punimet fillojnë në orën 11:00.

Kuvendi Kombëtar i PD vjen vetëm një javë pas atij të Berishës, ku u votua për shkarkimin e Bashës si dhe gjithashtu u ndryshua statuti i PD-së. Nesër në të gjithë degët e PD në rrethe do të mbahet referendumi për shkarkimin e Bashës, vendim i dalë nga Kuvendi i Berishës. Megjithatë Basha ka deklaruar se nuk njeh asnjë vendim të dalë nga ky Kuvend.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi kombetar i pd lulzim basha kuvendi kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll