Aktualitet

EMRI/Policia ndalon ‘Lançian’ e dyshimtë në Fier, gjendet drogë gati për shpërndarje

17 Dhjetor 2021, 09:37 Nga DOSJA
EMRI/Policia ndalon ‘Lançian’ e dyshimtë në Fier,

FIER – Policia e Fierit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, të cilit gjatë një kontrolli në automjetin e tij, i janë gjetur disa doza lënde narkotike e llojit kanabis, gati për shpërndarje.

Sipas njoftimit të bluve të Fierit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas që qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike në doza, në lagjen “1 Maji”, Fier, shërbimet e Policisë Fier kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Lançia” me drejtues shtetasin M. O. (M)., iu gjet sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 celularë

Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas që qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike në doza, në lagjen “1 Maji”, Fier, shërbimet e Policisë Fier kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Lançia” me drejtues shtetasin Mirel Osmëni(Mina), iu gjet sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 celularë. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit M. O. (M)., 26 vjeç, banues në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet droge ne makine policia fier droge ne makine policia fier

Sondazh

Poll