Bota

Video duke shtënë në ajër si mesazh ndaj kundërshtarëve, bastisje masive në Greqi

17 Dhjetor 2021, 10:13 Nga DOSJA

GREQI – Disa video të shpërndara në rrjetet sociale, ku shfaqen disa të rinj, të cilët qëllonin me breshëri me armë zjarri, janë bërë shkak për kryerjen e një aksioni të madh policor në Greqi, teksa ka nisur puna për identifikimin e tyre.

Të rinjtë e Zefyrit kanë “ngarkuar” në profilet e tyre në rrjetet sociale videot ku shihen duke qëlluar ndërsa sipas tyre është një mesazh që u dërgohet grupeve rivale. Këto video janë regjistruar në një godinë, që sipas policisë është pronë e një prej udhëheqësve të bandës.

Të rinjtë duket se mbajnë armë të rënda, revole dhe automatikë “Ouzi” dhe qëllojnë në ajër, me sa duket duke dashur t’u dërgojnë një mesazh fuqie anëtarëve të bandave rivale me qendër në zonën e Ano Liossia. Një nga armët e shfaqura në video është si ajo që përdor policia greke. Prania e armës së shërbimit ka qenë një tjetër arsye që policia po heton lidhur me këtë ngjarje.

Marrë nga aixmi-news.gr

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota greqi grupe kriminale greqi grupe kriminale

Sondazh

Poll

Bota 17 Dhjetor 2021, 09:50

Festat e fundvitit nën hijen e Omicronit

SHBA – Derisa varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet shpejt në të dyja anët e Atlantikut, amerikanët dhe evropianët po hyjnë në sezonin e fes...