Bota

VIDEO/Shkaktoi tragjedinë me 4 të vdekur, peticion për të falur shoferin e kamionit

17 Dhjetor 2021, 09:41 Nga DOSJA
VIDEO/Shkaktoi tragjedinë me 4 të vdekur, peticion për të

TEKSAS – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një peticion për të falur shoferin e një kamioni të dënuar me 110 vjet burg për shkaktimin e një aksidenti, ku vdiqën 4 persona në një rajon të Kolorados. Deri më tani mësohet se janë mbledhur 1.65 milionë firma në Change.org.

Rogel Aguilera-Mederos, 26 vjeç, po ngiste një kamion më 25 prill 2019, kur u përplas me disa automjete të bllokuar në trafikun e qytetit. Përplasja shkaktoi një shpërthim zjarri që dogji makina dhe vdiqën katër persona.

Më shumë se dy vjet më vonë, të hënën, Aguilera-Mederos, nga Teksasi , u dënua me 110 vjet burg nga gjykatësi. Shoferi i ka ka bërë gjithë testet e alkoolit dhe drogës dhe nuk i kanë dalë probleme. Shkaku i aksidentit kanë qenë frenat e kamionit, që nuk kanë mbajtur në momentin që janë shtypur. Për këtë është mbajtur edhe peticioni për të falur shoferin e akamionit.

Marrë nga denver.cbslocal.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll