Bota

VIDEO / Shkatërrohet banda e rrezikshme, mes të arrestuarve edhe ultras të Milanit

17 Dhjetor 2021, 09:30 Nga DOSJA
VIDEO / Shkatërrohet banda e rrezikshme, mes të arrestuarve edhe

MILANO – Një organizatë e fuqishme kriminale, e cila trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Maroku dhe Amerika e Jugut, është shkatërruar nga Policia e Milanos.

8 persona janë vënë nën hetim mes të cilëve dhe drejtues të tifozerisë ultras të ekipit të Milanit, të cilët kontrollonin zona të mëdha të shpërndarjes së kokainës në qytetin italian.

Sipas policisë, 3 persona janë arrestuar menjëherë, për 4 të tjerë është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa i teti duhet të paraqitet në policinë gjyqësore.

Marrë nga radiolombardia.it

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota arrestime ne milano milan policia italiane arrestime ne milano milan policia italiane

Sondazh

Poll