Bota

Tentativë vrasjeje në Prishtinë, përfundon në spital një person

17 Dhjetor 2021, 09:20 Nga DOSJA
Tentativë vrasjeje në Prishtinë, përfundon në spital

KOSOVË– Një person ka përfunduar në spital në Prishtinë pasi është sulmuar me thikë nga një tjetër. Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë, bën të ditur policia. Ky person është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër person. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë dhe po punon për të arrestuar autorin.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Prishtinë, 16.12.2021 – 14:40. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori , rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kosove tentative vrasje ne kosove kosove tentative vrasje ne kosove

Sondazh

Poll