Bota

Kosovë: Ministria nuk fton AKK, kryetarët “injorojnë” takimin për masat Covid

17 Dhjetor 2021, 09:38 Nga DOSJA
Kosovë: Ministria nuk fton AKK, kryetarët “injorojnë”

KOSOVË – Kryetarët e komunave të Kosovës nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend.

Asociacioni i Komunave të Kosovës njoftoi mungesën përmes një postimi në Facebook dhe arsyeja e mospjesëmarrjes mendohet të jetë se Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është ftuar në takim.

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) pas konsultimit me kryetar të komunave ka vendosur që të kërkojë nga Kryetarët e Komunave të MOS marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për ditën e sotme në ora 14.00 për të diskutuar për situatën epidemiologjike në Kosovë. Arsyeja është që AKK-ja si përfaqësues dhe trup i komunave nuk është ftuar në këtë takim. MAPL-ja ka ftuar vetëm Kryetarët”, thuhet në postimin e AKK-së.

Sipas AKK-së, mosftesa ka qëllime përçarësve në mes AKK-së dhe kryetarëve të komunave dhe sipas tyre nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Mosftesa për Asociacionin e Komunave të Kosovës bëhet me qëllime përçarëse në mes AKK dhe Kryetarëve. Kryetarët e Komunave vlerësojnë se uniteti i Kryetarëve është i domosdoshëm dhe që të gjithë Kryetarët do të mbeten të bashkuar si pushtet lokal që të ruhet ajo që është ndërtuar për më shumë se dy dekada në përfaqësimin e denjë të qeverisjes lokale ndaj nivelit qendror. Kryetarët vlerësojnë që pa AKK-në nuk duhet të marrim pjesë në këtë takim meqë nuk është hera e parë që niveli qendror vepron në këtë mënyrë”, thuhet në reagimin e AKK-së.

AKK thotë se ministritë duhet t’i shohin si aleat, e jo t’i injorojnë. Ata thanë se AKK-ja është larguar në mënyrë arbitrare nga komiteti anticovid si dhe ditë më parë Qeveria e Kosovës miratoi plotësim ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale pa konsultime me Kryetarët e Komunave.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është i Komunave dhe Ministritë duhet ta shohin atë si aleat e jo ta injorojnë. Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, ma automatizim injorohen vetë Kryetarët dhe Komunat e Kosovës. Vlen të ceket që para një kohe AKK-ja është larguar në mënyrë arbitrare nga komiteti anticovid si dhe ditë më parë Qeveria e Kosovës miratoi plotësim ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale pa konsultime me Kryetarët e Komunave. I bëjmë thirrje MAPL, Ministrive dhe Qeverisë që të ndalojnë injorimin e AKK-së si përfaqësues i Kryetarëve dhe Komunave në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora akk akk kosove asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove akk akk kosove asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove

Sondazh

Poll