Aktualitet

Po pastronin fasadën e kompanisë, 2 gra rrëzohen nga vinçi 15 m i lartë në Dropull

17 Dhjetor 2021, 06:38 Nga DOSJA
Po pastronin fasadën e kompanisë, 2 gra rrëzohen nga vinçi

DROPULL – Një aksident në punë ka ndodhur në mesnatën e  kaluar në Dropull. Të plagosura kanë mbetur dy gra. ngjarja ndodhi teksa gratë po pastronin fasadën e një prej godinave të  një kompanie të prodhimit të kruasanëve.

Mësohet se, ishte improvizuar një vinç me një kovë sipër së cilës po qëndronin gratë. Por befas kova shkëputet dhe gratë rrëzohen nga një lartësi rreth 15 metra. Ato janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”.

Mesohet se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende nëse Policia e Gjirokastrës apo Prokuroria kanë nisur hetimet për ngjarjen, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga shkelja e rregullave të sigurimit teknik në punë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në punë ambulance dropull aksident në punë ambulance dropull

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 20:51

KPA çel hetimin gjyqësor për Anita Jellën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor për çështjen e prokurores Anita Jella, pasi administroi provat e dorëzuara...